Video: Broja rikthehet siç i takon, gol dhe asist në fitoren e Vitesses

16 Janar 2021
17:55
Eraldo Harlicaj
back button

Vitesse po luan në transfertë kundër Emmen dhe nga minuta e parë ka zbritur sulmuesi shqiptar Armando Broja. Djaloshi kuqezi ka bërë gjithçka mirë në ndeshjen e sotme.

Ai asistoi fillimisht në golin e dytë të shënuar nga Tannane në minutën e 9′. Ai bëri sponte të mirë duke nxjerrë të lirë shokun e ekipit për 0-2.

Sulmuesi ynë  gjeti dhe vetë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë. Ai mori një pasim të mirë nga krahu i djathtë i fushës dhe me një goditje të saktë përshëndeti rrjetën. Goli i 5 në kampionatin holandez për talentin tonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit