Video: Dobra është superstar, mposht i vetëm Tottenhamin

4 Shtator 2019
14:27
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Armando Dobra është një tjetër emër që duhet mbajtur në vëmendje nga ekipet e kombëtares. Shtatshkurtri që luan me Ipswich Town U-21 ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Tottenham-it. Vendasit pësuan gol fillimisht nga “Gjelat”, por ishte Dobra që frymëzoi ekipin e tij për të fituar sfidën. 

Ai dha dy asist për sulmuesin Jordan Roberts duke u vlerësuar shumë dhe nga trajneri i tij, por dhe zëvendësi i ekipit të parë. Lojtari i Shqipërisë U-19 zhvilloi një ndeshje të madhe. Dy topa të vjedhura me aksione personale dhe sulmuesi Roberts i duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit