Video: Kartoni i kuq në stil karateje, trajneri i Bares tregon prapaskenën

14 Maj 2019
11:57
Eraldo Harlicaj

Mesfushori shqiptar i Malagas, Keidi Bare, përjetoi një ditë skandaloze të hënën. Ai u ndëshkua me karton të kuq direkt në ndeshjen kundër Real Ovideo. Shtatshkurtri goditi me takë kundërshtarin dhe gjyqtari nuk e fali duke e dërguar direkt në dhomat e zhveshjes në minutën e 30'. 

Mesfushori doli duke qarë nga fusha, mjaft i dëshpëruar, pasi e goditi kundërshtarin padashje dhe pa e parë fare. Ekipi i Malagas fitoi me rezultatin 3-0, ndërsa trajneri Victor Sanchez i ka dalë në mbrojtje futbollistit të tij. 

Trajneri i Malagas, Victor Sanchez

"E imagjinoni zhgënjimin që përjetoi Keidi. Ishte një ndërhyrje padashje dhe gjyqtari e nxori me të kuq. Ai nuk e pa kundërshtarin e tij. Ai e kuptoi dëmin që i shkaktoi ekipit në momentin që doli nga fusha. Ekipi e mbrojti dhe i dha kurajo Bares dhe në dhomat e zhveshjes. Ai e la fushën duke qarë, ishte i zhgënjyer dhe ne i dhamë kurajo", – shprehet ai në lidhje me situatën që përjetoi ekipi në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit