I ftuari i radhës në “VERSUS” (podcast i parë në një media sportive) këtë javë ishte Alen Sherri, gardian i Egnatias dhe kampion i Shqipërisë. I pyetur nga gazetarët tanë, Denis Hakanaj dhe Anton Cicani, ai nuk preferoi të bëjë polemika për listën e kombëtares shqiptare, edhe pse e priste një ftesë nga Sylvinho.
“Ai është i njëjti trajner i cili më dha shansin e parë për t’u bërë pjesë e kombëtares, kështu që nuk qahem për këtë. Mbetet vendim i trajnerit dhe ai e di më mirë”, u shpreh shkodrani.

Mes të tjerash, Sherri foli për fillimet e karrierës, portierin e preferuar, tri skuadrat e tij të ëndrrave dhe për propozimin në fushë (pak ditë më parë).
Pjesa më pikante e bisedës me të ishte rikthimi pas në kohë, kur ai vite më parë provohej për pak ditë në skuadrën e Romës. “Kisha përballë yje si Salah, Maicon, Dzeko dhe Gervinho. Në fillim isha katastrofë, sepse ata ishin të jashtëzakonshëm, por më pas edhe u prishja pak punë me oritjet e mia”.
Për më shumë, ndiqni episodin e plotë në Youtube. Ju premtojmë se do ta shijoni, sepse Sherri nuk është vetëm një portier fantastik, por edhe një djalë i shkëlqyer. Ndiqni episodin e podcastit “Versus”:







