Video: Shkodra superstar, shënon supergol në Kazakistan

18 Gusht 2019
16:41
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori Donjet Shkodra vazhdon të bëjë mirë me ekipin e Shakhtar Karagandyt. Ish-lojtari i Kukësit ka arritur të gjejë sërish golin në ndeshjen që po luhet në këto momente. 

Ekipi i tij kryeson 3-0 kundër Kaisar Kyzylorda, ndërsa shqiptari realizoi golin e parë. Ai përshëndeti rrjetën në minutën e 52′. Shkodra gjuajti me të djathtën nga distanca, ndërsa topi i përplasur në shpinën e një prej kundërshtarëve përfundoi në rrjetë për 1-0. Nga minuta e parë në fushë ishte dhe sulmuesi Reginaldo. Të dy janë titullar te skuadra kazake. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit