Video/ Sukses pas suksesi, Francesco Tahiraj vlersohet sërish në Slloveni

18 Dhjetor 2018
18:25
back button

Francesco Tahiraj nuk është më një emër i panjohur në Shqipëri. 22 vjeçari shqiptar, që luan në Slloveni me ekipin e Aluminij, është duke kaluar një moment të shkëlqyer në karrierën e tij. Në 18 ndeshje të luajtura për këtë sezon me skuadrën e tij, ka arritur të shënojë 9 gola dhe asistuar në tre të tjerë. Një statistikë e jashtëzakonshme për një futbollist të ri dhe shumë premtues, që është duke shkëlqyer në Ligën e Parë të futbollit slloven.

Pas përzgjedhjes disa herë në formacionin më të mirë të javës, këtë të martë ka ardhur vlerësimi i radhës për Tahiraj. Sulmuesi nga Vlora është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor, duke marrë një vlerësim mëse të merituar. Me këtë sukses të radhës, Franceso Tahiraj i shton dhe më shumë kreditet vetes për të qenë pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Gjendja e tij e shkëlqyer fizike dhe për më tepër shënimi rregullisht në Slloveni, e bëjnë të riun e talentuar të vihet në qendër të vëmendjes në merkaton e janarit.

Vetëm në ndeshjen e fundit që luajti në kampionat, në stadiumin e Aluminij ishin tetë vëzhgues të klubeve të ndryshme evropiane, me misionin e vetëm për të ndjekur nga afër Tahirajn. Ndaj nuk do të jetë çudi nëse pak javë më pas 22 vjeçari do të transferohet në një tjetër klub, në një nga ligat më të mira të Evropës.

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Kroëd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/kroëd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Kroëd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit