Vingegaard një përbindësh, triumfon për të dytin vit me radhë në Turin e Francës

24 Korrik 2023
8:35
Telesport
back button

Çiklisti danez Jonas Vingegaard fitoi për të dytin vit me radhë Turin e Francës, eventi më i rëndësishëm i sportit të biçikletës në botë. 26-vjeçari i ekipit Jumbo-Visma, dha kohën e përgjithshme 82h05’42”, duke lënë pas me me shumë se 7 minuta sllovenin tadej Pogacar. I treti doli britaniku Adam Yates, me +10 minuta.

Një event mjaft i vështirë, teksa në 21 etapat e zhvilluara Vingegaard fitoi vetëm një etapë malore (e 16-ta). Danezi e mori fanellën e verdhë të liderit në etapën e gjashtë dhe e mbajti atë deri në fund, duke zmbrapsur sulmet e rivalëve, kryesisht të Pogacar, që fitoi dy etapa.

Gjithsesi, slloveni mund të gëzohet me faktin se mori fanellën e bardhe të çiklistit të ri më të mirë. Ndërsa skuadra e Jumbo-Visma u shpall më e mira e turneut. Ky ishte edicioni nr.110 i Turit të Francës, ndërkohë që ai i vitit të ardhshëm do të nisë në Itali dhe përfundojë në Nisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit