Vllaznia barazon 2-2 serinë e ndeshjeve me Teutën, finalistja e dytë përcaktohet në sfidën e fundit

10 Maj 2024
11:00
Telesport
back button

Vllaznia në basketboll për meshkuj fitoi 72-71 ndaj Teutës në gjysmëfinalen e katërt play off luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Për pasojë, vendasit barazuan 2-2 serinë e takimeve me durrsakët dhe emri i ekipit të dytë finalist do të përcaktohet pas ndeshjes së pestë. Kjo sfidë do të luhet në Durrës.

Ndeshja e katërt u vendos në sekondat e fundit, teksa deri në 1 minuta nga fundi shifrat ishin të barabarta 71-71. Saab (21 pikë e 10 rebound) realizoi një gjuajtje të lirë që i dha fitoren Vllaznisë.

Të gjithë titullarët e Vllaznisë realizuan mbi 10 pikë në këtë ndeshje, ndërsa për Teutën u dalluan Memçaj e Bacon me nga 21 pikë secili, por që s’mjaftuan për të fituar.

Pas një pjese të parë të dominuar nga vendasit (39-28) Teuta shpresoi të përmbyste shifrat, por pa sukses. Ndërkohë, në finale ndodhet Besëlidhja, që eliminoi Tiranën.

Superliga, gjysmëfinale play off

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 94-84

Nd.1, Teuta – Vllaznia, 103-73

Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 63-89

Nd.2, Vllaznia – Teuta, 86-81

Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 99-85 (3-0)

Nd.3, Teuta – Vllaznia, 97-95

Nd.4, Vllaznia – Teuta, 72-71 (2-2)

Nd.5, Teuta – Vllaznia

Lajme të tjera

Lajmet e fundit