Xabi Alonso: Në futboll mund të ndodhin gjëra të çmendura, kemi përmbysur mjaft rezultate

6 Mars 2025
8:34
Telesport
back button

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij, që u mund 0-3 nga Bayern Munich në sfidën e parë mes tyre në Champions League.

Një humbje që ndërlikon pa masë objektivat e “Aspirinave” në turneun kontinental. “Kemi bërë shumë gabime në këtë ndeshje të parë, gjë që nuk duhej të ndodhte. Ishte faji ynë”, tha Xabi Alonso.

Ne nuk e kishim kontrollin e ndeshjes dhe padyshim që kjo ishte shumë e bezdisshme. Do të duhet pak kohë për ta kapërcyer këtë lojë, por ende nuk ka përfunduar asgjë për sa i mpërket kualkifikimit”, shtoi trajneri spanjoll.

Gjëra të çmendura kanë ndodhur më parë në futboll dhe ne do të luftojmë për këtë javën e ardhshme, në ndeshjen e kthimit, në fushën tonë. Kemi treguar se mund të përmbysim rezultate”, tha Alonso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit