“Xhuxhi” shqiptar magjik, përmbysje spektakolare e ekipit të tij (VIDEO)

3 Nëntor 2019
18:36
back button

Emocione pafund mes Larisa dhe OFI Cretë në kampionatin grek, teksa protagonist ka qenë edhe Ergys Kaçe, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, me një asist që vleu golin që rihapi gjithçka, në një sfidë që nisi si mos më keq për vendasit, pasi u goditën dy herë.

Por, ngushtuan diferencën me Moras, me pasimin e artë të Kaçes, ndërsa Milosavjleic barazoi 2-2. Dauda përmbysi gjithçka në 3-2 për Larisa.

Ergys Kaçe është duke kaluar një moment të mirë forme dhe kushedi nëse Reja nuk do ta thërrasë për sfidat e nëntorit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit