Tifozët e futbollit dhe Fermin Lopez janë mahnitur nga një veprim teknik i Lamine Yamal mbrëmjen e së dielës kundër Valencia-s.
Talenti spanjoll ndihmoi katalanasit të merrnin një fitore 7-1 në kampionat dhe të ruajnë distancën me rivalët e Real Madrid.
17-vjeçari Yamal dha një asist, por momenti që u bë viral ka qenë një gjest teknik që ka çmendur interentin dhe shokun e tij të ekipit Fermin Lopez.
Gjesti dhe reagimi i Fermin kanë shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.
Një tifoz ka shkruar: “Fermin është fansi më i madh i Yamal”.
Një tjetër ka shtuar: “Fermin është si të gjithë ne”.
Një i tretë ka komentuar: “Shumë fëmijë do të bien në dashuri me futbollin për shkak të Lamine Yamal”.
Fermín’s reaction to Yamal’s skill 🤣 pic.twitter.com/rTOIVrdgCq
— Michael (@MichaelEmilio_) January 26, 2025







