Në Spanjë vazhdon polemika rreth rastit “Lamine Yamal”. Konflikti shpërtheu kur Barcelona, pa njoftuar Federatën Spanjolle, i bëri lojtarit një terapi invazive për të trajtuar pubalgjinë e tij. Kur Yamal mbërriti në grumbullimin e Spanjës, stafi mjekësor i kombëtares zbuloi ndërhyrjen dhe federata vendosi ta kthejë menjëherë në Barcelonë, duke shprehur publikisht zemërimin me një komunikatë të ashpër.
Presidenti Laporta mbrojti klubin, por trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, shpërtheu në konferencë: “Unë kujdesem për lojtarët, të mos më japë askush leksione se si trajtohen. As Barça, as ndonjë tjetër”.
Para ndeshjes me Gjeorgjinë, trajneri De la Fuente shtoi: “Do të flas me Flick, edhe pse kjo nuk është çështje trajnerësh, por institucionesh. Duhet një marrëveshje që të kuptohet rëndësia e përfaqësimit kombëtar”. Ai zbuloi gjithashtu se Yamal u largua i trishtuar dhe i goditur, pa qenë i vetëdijshëm për pasojat e trajtimit që i ishte bërë të hënën, pas ndeshjes me Vigon.
Laporta: Nuk duam polemika me kombëtaren, por Yamal është në dispozicion të Barcelonës







