Ylli i Tunizisë turpëron mbrojtjen e Francës, super gol edhe në Australi-Danimarkë (Pamjet)

30 Nëntor 2022
17:34
Denis Hakanaj
back button

Kupa e Botës vazhdon sot me ndeshjet e treta dhe të fundit të Grupit D. Me përjashtim të Francës, që ka siguruar kualifikimin në 1/8-at dhe vendin e parë në grup, tre ekipet e tjerë, Australi, Danimarka dhe Tunizia, janë në lojë për vendin e dytë.

Në stadiumin Al Janoub janë përballë njëra-tjetrës Australia dhe Danimarka. Australianët janë në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa danezët në të tretin me vetëm 1 pikë.

Në Education City Stadium po zhvillohet ndeshja mes Francës dhe Tunizisë, me këta të dytët që mbajnë vendin e fundit me një pikë, por janë akoma në lojë vendin e dytë.

GOLI I TUNIZISE – VIDEO

Pikërisht në këtë ndeshje ka ardhur goli i parë i ndeshjeve të fundit të këtij grupi. Ka qenë Tuniza që ka kaluar në avantazh me Nader Ghandri, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje.

RASTI I HUMBUR NGA KOMAN – VIDEO

Francezët kanë qenë kërcënues para portës së tunizianëve në minutën e 25-të, por Koman ka shpërdoruar një rast shumë të mirë pasi është futur në zonën e rreptësisë.

Për sa i takon sfidës mes Australisë dhe Danimarkës, ka qenë një super pritje e portierit Ryan që i ka mohuar golin danezëve në minutën e 11-të të pjesës së parë.

PRITJA E PORTIERI TE AUSTRALISE – VIDEO

Tunizi-Francës është zhbllokuar në pjesën e dytë. Kanë qenë përsëri tunizianët që kanë shënuar, por këtë herë goli ka qenë i rregullt. Një gol i mrekullueshëm i shënuar nga Khazri, që ka lënë në vend të gjithë mbrojtjen franceze, por që është zëvendësuar menjëherë më pas për shkak dëmtimi.

GOLI I TUNIZISE – VIDEO

Është zhbllokuar edhe Australi-Danimarkë në minutën e 60-të. Kanë qenë australianët që kanë goditur me një gol të bukur të Leckie, i cili ka ndëshkuar Schmeichel pas një lëvizje të bukur në zonën e rreptësisë.

GOLI I AUSTRALISE – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit