Zhvillohet në Shkodër kupa “Agim Tafili” në çiklizëm, triumfojnë sportistët e Tiranës

15 Prill 2025
10:20
Telesport
back button

Në qytetin e Shkodrës u zhvillua Kupa “Agim Tafili” në çiklizëm, një event që u organizua nga FSHÇ-ja në nderim të një prej figurave më të mëdha të këtij sporti.

Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë nga ekipe të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosova, një turne 2-ditor, ndërkohë që garat u zhvilluan në tri kategori grupmoshash.

Etapa e parë ishte me itinerar: Europa Park – Mbikalimi i Rrëshenit – Shkodër (135km), ndërsa në etapën e dytë itinerari ishte: Shkodër – Mbikalimi Rrëshen – Shkodër (108 km).

Rivaliteti ishte i madh në të trija kategoritë, me çiklistët që garuan deri në fund për fitore. Në kategorinë junior u dallua kosovari Visar Nuhaj, që i fitoi të dyja etapat, ndërsa në kategorinë Elitë dhe U-23 u dalluan çiklistët e Tiranës, Olsian Velia e Henri Hysa.

Etapa e Parë, fituesit-Junior

1-Visar Nuhaj (Kosova), 2h56’34”

2-Leo Piku (Studenti), +1’28”

3-Habib Llanaj (Besa), +1’29”

Etapa e Parë, fituesit-U23/Elitë

1-Olsian Veliaj (Tirana), 2h53’27”

2-Henri Hysa (Tirana), +1’13”

3-Vladimir Pinto (Tirana), +1’14”

Etapa e Dytë, fituesit-Junior

1-Visar Nuhaj (Kosova), 2h20’06”

2-Leo Piku (Studenti), +1’40”

3) Habib Llanaj (Besa), +9’09”

Etapa e Dytë, fituesit-U23/Elitë

1-Henri Hysa (Tirana), 2h11’27”

2-Olsian Velia (Tirana) +1”

3-Blerton Nuha (Kosova), +8’49”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit