“Joshua Kimmich ka rinovuar kontratën me Bayern Munich deri më 30 qershor 2029”. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi gjerman, përmes një komunikate në rrjetet sociale. Këtë verë do të bëhen 10 vjet që kur 30-vjeçari u transferua në Mynih.
Gjatë kësaj kohe, kapiteni i Gjermanisë ka fiuar tetë tituj në Bundesliga, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube të FIFA-s.
Një lajm i shumëpritur ky për tifozët e skuadrës bavareze, që ishin në ankth për largimin e Kimmich. Ai ka luajtur në 438 ndeshje zyrtare me këtë fanellë, duke realizuar edhe 43 gola.







