Zyrtare!!! Ylli i Denver shpallet MVP i sezonit të rregullt në NBA për të tretin vit radhazi

9 Maj 2024
14:09
Telesport
back button

Numri 1 në NBA edhe për sezonin 2023-2024 është sërish ai, Nikola Jokic, basketbollisti serb i Denver Nuggets. Ashtui sikurse ishte parashikuar, ai mori trofeun MVP të sezonit të rregullt për herë të tretë radhazi.

Jokic mori 79 vota nga 99 që janë në total. Dominim për liderin e Nuggets, që mori , 926 pikë në total. Kanadezi i Oklahoma, Alexander Shai u rendit i dyti, ndërsa Luka Doncic me Dallas u klasifikua në vendin e tretë.

Ka disa lojtarë që e meritojnë këtë çmim, por në fund besoj se detajet bënë diferencën. Më duhet të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, stafin e trajnerëve. Pa ndihmën e tyre sigurisht që nuk do të kisha arritur të arrija këtu ku jam tani”, tha Nikola Jokic.

Jokic bëhet kështu lojtari i nëntë në historinë e NBA që fiton çmimin MVP tre herë pas Kareem Abdul-Jabbar, Michael Jordan, Bill Russell, LeBron James, Wilt Chamberlain, Moses Malone, Larry Bird dhe Magic Johnson.

Një tjetër sezon i çmendur, me një mesatare prej 26.4 pikë, 12.4 kërcime dhe 9 rebound për ndeshje. Këtë sezon ai realizoi 25 “triple double”. Gjithsesi, në gjysmëfinalet play off, kampionët e Denver janë në disavantazh 0-2 me ndeshje ndaj Minnesota.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit