18+2 milionë euro, Muriqi prezantohet të hënën te Lazio

12 Shtator 2020
14:20
Alfred Lleshi
back button

Vizitat mjekësore të Vedat Muriqit te Lazio, në klinikën “Paideia”, janë planifikuar të hënën në mëngjes. Sulmuesi kosovar vjen nga Fenerbahce për 18 milionë euro, plus 2 milionë të tjera bonuse. Ai do të përforcojë sulmin e bardhekaltërve. Tani për tani ndodhet në Stamboll, sepse këtë javë duhet të mbyllë disa procedura atje. Bomberi i “Dardanëve” do të mbërrijë në Romë fillimjavën e ardhshme, do të nënshkruajë kontratën e re dhe me siguri do të kthehet në Turqi për vizën e punës (si një shtetas jo i BE-së).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit