27 gola në 28 paraqitje, sa radhë për Guirassy: ekipi i Premier shfaqet në mesin e ekipeve që e duan!

6 Maj 2024
18:41
Anton Cicani
back button

Të gjithë janë të çmendur pas Serhou Guirassy. Për këtë ka folur sot portali Fichajes, sipas të cilit trajneri spanjoll Mikel Arteta kishte kërkuar qartë blerjen e sulmuesit nga Guineja te Stuttgarti.

Qendërsulmuesi 28-vjeçar ka shënuar 27 gola dhe 3 asistime në 28 paraqitje për Stuttgartin këtë sezon, duke tërhequr interesin e shumë emrave të mëdhenj evropianë (përfshirë Milanin në Itali).

Sipas Transfermarkt, Guirassy vlerësohet në 40 milionë euro, por klauzola e tij eshte me e ulet: 18 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit