3 gola në 16 minuta, mesfushori kuqezi dhuron spektakël në Turqi (Pamjet)

19 Prill 2022
19:12
Denis Hakanaj
back button

Eduard Rroca ka dhuruar spektakël në ndeshjen e luajtur sot me Istanbulspor-in e tij kundër Denizlispor-it në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Ish-futbollisti i Kukësit dhe Luftëtarit në kampionatin shqiptar të futbollit ka qenë i papërmbajtshëm duke shënuar një tregolësh për ekipin e tij në harkun e 16 minutave në pjesën e parë.

28-vjeçari ka barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 28-të, në 2-2 në të 39-ën dhe ka kaluar në avantazh 3-2 skuadrën në minutën e 44-t.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjes spektakolare të futbollistit kuqezi, Istanbuspor-i nuk ka arritur ta shmangë humbjen, me Denizlisport-in që ka fituar 4-2.

Një humbje e rëndë për Istanbulspor-in, që ka humbur një rast për të shkuar vetëm 3 pikë larg vendit të dytë në renditje që siguron ngjitjen në Superligën turke.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit