Janë mbyllur 45 minutat e para në dy çerekfinalet e para në Champions League. Në “Santiago Bernabeu” pjesa e parë mes Real Madridit dhe Bayern Munich është mbyllur 0-1 për bavarezët.
Minutat e para ishin më të mira për bavarezët. Rreziku i parë erdhi nga Michael Olise në minutën e 7-të, por goditja e dënimit nga francezi përfundoi mbi traverësë. Në minutën e 9-të, Dayot Upamecano kishte shansin e artë të gjente golin, por gaboi gjithçka i vetëm para portës.
Në minutën e 18-të, Real Madridi provon me Vinicius Junior, por goditja e bukur e brazilianit ndalet mjeshtërisht nga Neuer. Në minutën e 29-të, Mbappe pati një super mundësi për të gjetur golin, por Neuer tregohet fantastik. Në minutën e 35-të, goditja ballore e Vinicius Junior ishte shumë e lehtë për Neuer.
Sfida u zhbllokua në minutën e 41-të. Aksion model i bavarezëve, asiston Serge Gnabry, shënon Luis Diaz. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Real Madrid pretendoi për një penallti të padhënë pas kontaktit në zonë mes Vincius Junior dhe Upamecano, por arbitri kryesor i takimit dha goditje për shkak të prekjes së topit me dorë nga ana e brazilianit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bayern.
Në “Jose Alvalade”, pjesa e parë mes Sporting Lisbon dhe Arsenal është mbyllur 0-0. Rasti më i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 16-të, kur goditja e Noni Madueke u ndal nga traversa. Në minutat në vazhdim nuk kishte ndonjë rrezik serioz për të dy ekipet dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund të 45 minutave të para.







