6 gola më shumë dhe “perla” e fundit, Carlos Vela “nxjerr nga binarët” Ibrahimovic

24 Gusht 2019
12:18
Alfred Lleshi
back button

Carlos Vela, me golin e fundit, që ishte i jashtëzakonshëm, duket se po e xhelozon gjigantin suedez të LA Galaxy, Ibrahimovic. Të dy luajnë në të njëjtin kampionat, MLS, ndaj rivaliteti duket i ethshëm në të gjitha planet. Kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për marrjen e kurorës së golashënuesit më të mirë nga Carlos Vela, Ibra tha: “Jo, përpiqem ta ndihmoj ekipin tim sa më shumë që të jetë e mundur. Vela bën të njëjtën gjë dhe kjo është puna jonë; të shënojmë gola e të krijojmë mundësi. 

Një javë, njëri shënon më shumë, javën pasardhëse e bën tjetri këtë gjë. E rëndësishme është vazhdimësia, të shënojmë rregullisht gjatë gjithë sezonit. Ju duhet të përqendroheni në lojë, të bëni më të mirën tuaj. Njerëzit e dobët dështojnë, njerëzit e fortë fitojnë. Unë luaj lojën time, luaj me këmbët e mia. Mundohem të bëj atë që bëj më së miri dhe kam sukses”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit