Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid, ka folur në një intervistë për AS në lidhje me sezonin e skuadrës së Simeone-s pavarësisht se mendohej se cikli i argjentinasit kishte ardhur në fund:
“Nuk kemi menduar kurrë për largimin e Simeone-s dhe nuk mendonim se ishim jashtë luftës për titull, Champions-it ose Copa del Rey. Tani jemi të parët në La Liga, në një pozicion të mrekullueshëm në Europë dhe në garë për Copa-n.
“Brenda klubit nuk ka pasur asnjë problem me asnjeri, vinte gjithçka nga jashtë: si gjithmonë duhet shpikur diçka. Nuk ekziston as nevoja për të kërkuar falje, por situata është ajo që është”.
Objektivat:
“Vetëm sepse dikush thotë se ka dëshirë të jetë mes tre nuk do të thotë se do të jetë i pari, i dyti ose i treti. Besoj se skuadra jonë duhet të jetë mes tre të parave, se duhet të arrijë vendin e parë, të dytë ose të tretë.
“Vitin e kaluar kemi dalë në vendin e katërt: një nga objektivat tanë është të arrijmë në Champions League dhe e kemi arritur në 13 vitet e fundit. Janë shumë pak skuadra në Europë që e kanë arritur këtë.
“Kemi mundësinë të bëjmë gjithçka. Mund të fitojmë ose të jemi aq të pafat sa të kemi një vit të keq, janë gjëra që ndodhin. Duhet të kemi durim dhe urtësi”.
Merkato ka rritur entuziazmin: “Jam këtu prej shumë vitesh dhe nuk e kam parë kurrë emocionin që kam parë në prezantimin e blerjeve të reja, ishte e mrekullueshme.
“Tifozët kanë treguar se kanë besim; avantazhi këtë vit edhe se kemi 25 lojtarë shumë të mirë, jo vetëm një stol të mirë. Nuk janë shumë lojtarët që nuk duan të vijnë tek Atletico. Kur ne ofrojmë një kontratë, ka pak mundësi që një lojtar të refuzojë.
“Konsiderohemi një nga klubet më të mira të europës, kemi gjashtë lojtarë që kanë qenë kampionë bote, gjë që nuk gjendet në shumë skuadra”.
Atletico më i mirë: “Kjo pyetje bëhet gjithmonë. Kjo është një nga skuadrat më të mira, nëse jo më e mira, që Atletico ka pasur ndonjëherë. Do të më pyesin vitin e ardhshëm dhe do të them se është skuadra më e mirë që ka pasur Atletico”.







