Irani apelon në FIFA diskriminimin në botëror: Nuk po luajmë në kushte të barabarta

19 Qershor 2026
10:43
Telesport
back button

Federata Iraniane e Futbollit do të apelojë në FIFA për shkak të “kufizimeve” që po vendosen ndaj tyre gjatë Kupës së Botës 2026.

Sipas federatës me seli në Teheran, “kushtet nuk janë në përputhje me parimet e kushteve të barabarta për ekipet pjesëmarrëse dhe mund të ndikojnë në procesin e përgatitjes teknike të ekipeve”.

Agjencitë e lajmeve shpjegojnë se “ndërsa stafi i trajnerëve të ekipit kombëtar iranian tashmë ia kishte komunikuar programin e tyre të përgatitjes FIFA-s për ndeshjet, kufizimet e vendosura nga organizatorët kanë krijuar vështirësi në zbatimin e këtij programi”.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtyre ditëve që iranianët ankohen për situatën e krijuar rreth tyre. Pas ndeshjes së parë (barazim 2-2 ndaj Zelandës së Re), Irani u detyrua të largohej menjëherë nga Amerika.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit