Cunha dhe Vinicius mposhtin Haitin, Brazili merr kreun e grupit. Dëmtohet Raphinha

20 Qershor 2026
8:13
Alfred Lleshi
back button

Brazili u rikthye te fitorja duke mposhtur Haitin 3-0 dhe mori vendin e parë në grup. Heroi i ndeshjes ishte Matheus Cunha me dy gola, ndërsa Vinicius Junior vulosi suksesin. Megjithatë, mbrëmja u zbeh nga dëmtimi muskulor i Raphinha, i cili u detyrua të largohej që në pjesën e parë dhe rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë.

Brazili dominoi që në fillim, ndërsa Haiti u mbrojt me shumë lojtarë dhe përdori lojë të ashpër, duke marrë shpejt një karton të verdhë (Arcus). Goli i parë erdhi në mesin e pjesës së parë, kur pas një goditjeje të Vinicius, të pritur nga portieri, Cunha shfrytëzoi topin e kthyer për të zhbllokuar rezultatin.

Sulmuesi brazilian realizoi edhe golin e dytë me një goditje të bukur me të majtën në trekëndësh. Në kohën shtesë të pjesës së parë, Vinicius shënoi për 3-0 pas asistit të Lucas Paquetá.

Në pjesën e dytë, Brazili administroi avantazhin. Endrick gjeti rrjetën, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje. Haiti krijoi disa raste, por humbi me dinjitet dhe u eliminua nga turneu.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit