Turqia e drejtuar nga Vincenzo Montella është eliminuar nga Botërori 2026 pas humbjes 1-0 ndaj Paraguajit në Grupin D. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Galarza që në minutën e 2-të. Paraguaji luajti gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, pasi Almiron u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë, sipas rregullores së re që dënon lojtarët që mbulojnë gojën me dorë gjatë bisedës me kundërshtarët, një masë e vendosur për të luftuar racizmin.
Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia nuk arriti të barazonte. Pas eliminimit, Montella tha: “Ndërruam një sulmues dhe pas 20 minutash futëm një tjetër. Nuk kam asgjë për t’i qortuar lojtarët. Zhvilluam dy ndeshje të nivelit shumë të lartë dhe gjuajtëm 65 herë drejt portës. Pësuam shumë pak raste, por kundërshtari shënoi.
Nuk më kishte ndodhur kurrë. Fati nuk ishte me ne. Më vjen shumë keq për popullin turk, presidentin e federatës dhe futbollistët. Të thuash se problemi ishte vetëm sulmuesi është një thjeshtim i gjërave, unë nuk mendoj kështu”.







