Bayern Munich ka hedhur grepat sërish te Borussia Dortmund. Objektivi i radhës i bavarezëve është Felix Nmecha, mesfushori i verdhezinjve i cili po shkëlqen këtë Botëror.
Performanca e tij ka qenë e jashtëzakonshme në dy ndeshjet dhe fitoret e para të Gjermanisë në Botëror. Vincent Kompany është një “fans” i madh Nmecha, të cilin e sheh si profilin e duhur për të forcuar mesfushën dhe për ta përshtatur me dy lojtarët e tjerë, Joshua Kimmich dhe Aleksandar Pavlovic.
Pengesa kryesore që Bayern Munich duhet të kapërcejë këtë herë nuk është aspak e lehtë, në krahasim me rastet e mëparshme, ku e ka pasur shumë të lehtë për të transferuar ata që ka dashur nga Borussia Dortmund. Për t’i paraprirë rrezikut të Bayernit, drejtuesit e Borussia Dortmund kanë vendosur çmimin 120 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin gjerman.
Një shifër që e zmbraps disi Bayernin për momentin, por jo ekipet e Premier League. Chelsea, Arsenal dhe Manchester United, të cilat janë gati të bëjnë “çmendurinë” për Felix Nmecha këtë verë. Një gjë mund të thuhet me siguri të plotë që interesimi dhe gara për transferimin e Felix Nmecha do të jetë shumë e fortë, pas përfundimit të Botërorit.







