Barcelona raportohet se ka marrë një ofertë prej 65 milionë eurosh për mesfushorin Raphinha – një objektiv edhe i Arsenalit – nga një klub i paidentifikuar nga Arabia Saudite.
Braziliani ka qenë në Camp Nou që nga viti 2022, por ecuria e tij ka qenë me ulje-ngritje.
Ai ka luajtur 87 ndeshje në total me katalanasit, duke kontribuar me 20 gola dhe 25 asiste.
Pavarësisht se ka një kontratë me Barçën deri në vitin 2027, 27-vjeçari është drejt largimit, me një rikthim në Premier League me Arsenalin që është i interesuar.
Sipas FCBLive, një skuadër e paidentifikuar e Arabisë Saudite gjithashtu ka hyrë në garë duke paraqitur një ofertë prej 65 milionë euro.