Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, ka preferuar të mos premtojë shumë për sezonin e ri në një deklaratë për mediat dhënë ditën e diel. “Jam në një klub të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur që njerëzit në rrugë janë entuziastë dhe kam filluar të punoj”, tha Flick.
“Kam parë që ka një ekip të ri, me cilësi të lartë. Po bëhet një punë fantastike me të rinjtë, por ata duhet të përmirësohen sepse janë të rinj. Nuk do të ishte e drejtë të përmendeshin emra”, tha më tej trajneri gjerman, që mori drejtimin e klubit “blaugrana” pas largimit të Xavi.
I pyetur për Lamine Yamal, talentin 17-vjeçar që shkëlqeu edhe në Euro 2025, trajneri Flick tha: “E përgëzoj për atë që bëri në Europian, por ai duhet të vazhdojë të mbajë këmbët në tokë”.
“Unë fola me Lamine dhe ai është një person i jashtëzakonshëm. Mendoj se ai është në rrugën e duhur për t’u bërë një kampion i madh. Le t’u tregojmë njerëzve se të gjithë japim maksimumin dhe le ta sjellim dëshirën në fushë”, tha Flick.
“Nënshkrimet? Ka lojtarë për të gjithë rolet, por ka disa ngjarje të papritura. Ne duam të zhvillojmë lojtarët e rinj, pastaj ka disa lojtarë të lënduar që duhet të kthehen. Të shohim se çfarë do të sjellë merkato”, tha Hansi Flick.