Nis epoka e Amorim te Milan: 26 futbollistë të thirrur për kampin stërvitor, mungojnë ende lojtarët “big”

13 Korrik 2026
8:35
Telesport
back button

Trajneri Ruben Amorim ka grumbulluar 26 lojtarë për kampin stërvitor të Milan që nis sot (13 korrik). Fillimisht do të ketë një takim në orën 8:30 të mëngjesit, i ndjekur nga testet e para fizike.

Seanca e parë stërvitore, e udhëhequr nga portugezi, do të jetë në orën 6:00 të pasdites. Warren Bondo dhe Ismael Bennacer do të mungojnë, pasi të dy janë jashtë projektit të trajnerëve dhe janë afër shitjes.

Ata që kthehen nga angazhimet e Kupës së Botës do të kenë ditë shtesë për t’u rikuperuar dhe do t’i bashkohen skuadrës më vonë për stërvitjen verore përpara fillimit të kampionatit.

Të grumbulluarit: Athekame, Bartesaghi, Bouyer, Camarda, Chukwueze, Cissè A., Comotto, Fofana, Gabbia, Gila, Guernier, Karaca, Kostić, Loftus-Cheek, Musah, Nkunku, Odogu, Ossola, Pavlović, Pittarellaraccia, Ricnoic. Torriani, Jahja Idrissi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit