Mposhti Messi e Mbappe dhe mori trofeun e “Topit të Artë” në Botëror, Rodri: Nuk e prisja këtë vlerësim

20 Korrik 2026
9:47
Telesport
back button

Mesfushori spanjoll, Rodri, mundi legjendën e Argjentinës, Lionel Messi, dhe superyllin francez Kylian Mbappe, për të fituar çmimin e Topit të Artë për Kupën e Botës 2026. Sipas FIFA-s, “lidhja e tij e mbrojtjes me sulmin, ndërhyrjet në kohë dhe pasimet e sakta luajtën një rol të madh në pushtimin e Spanjës”.

Mesfushori u vlerësua për lojën e tij edhe pse nuk regjistroi asnjë gol ose asist në tetë ndeshjet e Spanjës. Ai krijoi më shumë pasime dhe vrapoi më shumë se çdo lojtar tjetër në turneun e këtij viti. Paraqitjet e tij të qeta ishin themeli për triumfin përfundimtar të Spanjës.

Në ndeshjen kundër Argjentinës, Rodri (30 vjeç), realizoi me sukses 101 nga 105 pasime, fitoi 80% të dueleve të tij dhe krijoi dy raste. Gjatë finaleve të vitit 2026, puna e tij e zellshme ishte një faktor i madh pasi Spanja pësoi vetëm një gol në tetë ndeshje.

Ndihet si skenari perfekt. Sigurisht që nuk e prisja këtë. Do të doja që brezat e rinj të shihnin se një lojtar që prek qiellin, pastaj zbret në ferr, mund të kthehet. Është një mësim për kapërcimin e vështirësive”, tha Rodri pasi mori çmimin.

Jemi në qiellin e nëntë. Kjo skuadër është sensacionale. Jemi dy herë kampionë të Kupës së Botës. Ishte turneu më i vështirë në historinë e Kupës së Botës. Ne mposhtëm një skuadër të shkëlqyer të Argjentinës, me Messi, lojtarin më të mirë në histori“, tha Rodri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit