4 emra të njohur për të zëvendësuar Scalonin, dëshira e madhe e të gjithë argjentinasve është pak… e pamundur

22 Korrik 2026
17:34
Telesport
back button

Pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, Lionel Scaloni paralajmëroi se do të tërhiqej nga drejtimi i Argjentinës, në fund të këtij viti kalendarik. Ndërkohë Shoqata Argjentinase e Futbollit (AFA), ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Scalonit.

Mediet vendase zbulojnë se janë 4 emra në listën për trajnerin e ri. Dëshira e drejtuesve të futbollit argjentinas, por sigurisht edhe e tifozëve është Diego Simeone. Por, duket pak e vështirë për të mos thënë e pamundur që Diego Simeone të marrë drejtimin e Argjentinës në këtë moment. Një pengesë e rëndësishme është edhe paga e “El Cholo”, i cili aktualisht është trajneri më i paguar në botë tek Atletico Madrid dhe vështirë se mund të heq dorë.

Kandidati më favorit konsiderohet Marcelo Gallardo, i cili momentalisht është trajner i lirë. Ekipi i fundit që ka drejtuar ka qenë River Plate. Dy emra të tjerë, por më pak favoritë, janë Mauricio Pochettino, i cili duket se do të vazhdojë në krye të SHBA-së deri në vitin 2030 dhe Pablo Aimar, aktualisht ndihmësi i Scalonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit