Pas rinovimit të kontratës së tij me Manchester City deri në vitin 2030, Phil Foden foli me entuziazëm për fillimin e një epoke të re nën drejtimin e Enzo Maresca, i zgjedhur si pasardhësi i Pep Guardiola te “citizens”. Lojtari anglez, i ardhur nga akademinë e të rinjve, e njeh mirë trajnerin italian.
Maresca më parë ka punuar në klub, fillimisht si trajner i Skuadrës Elite të Zhvillimit dhe më pas si asistent i Guardiola gjatë sezonit legjendar të fitimit të tripletës 2022/23. Ai tani shpreson të përfitojë nga “kura” e Maresca pas një sezoni zhgënjyes që përfundoi me humbjen e një vendi në kombëtare.
“Jam vërtet i emocionuar. Kam punuar me Enzo gjatë sezonit fitues të tripletës dhe ishte fantastike. Ai kujdeset për çdo detaj, madje edhe për më të voglin, sepse e di që mund të bëjë një ndryshim të madh. Mund ta shihni që në seancat e para stërvitore sa trajner i mirë është“, tha Foden.
“Mezi pres të luaj përsëri me të dhe të shoh se sa larg mund të shkojmë. Ai është një person i jashtëzakonshëm, me këmbë në tokë. Është një nga ata trajnerë me të cilët mund të flasësh për çdo gjë dhe e di se do të bëjë gjithçka që mundet për të të ndihmuar“, deklaroi më tej Foden.
Foden kujtoi punën individuale që bëri me Maresca gjatë kohës së tij të mëparshme te City: “Nëse dëshiron të përmirësosh ndonjë aspekt të lojës tënde, ai qëndron me ty pas stërvitjes për seanca individuale. Ai bëri të njëjtën gjë me mua. Ne punuam në ushtrime të vogla përfundimtare dhe shumë detaje të tjera që më ndihmuan të rritem si lojtar.”
“Jam i lumtur që e nis këtë sezon të ri me të. E njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe kjo është padyshim një avantazh. Futbolli i tij është vërtet emocionues. Atij i pëlqen të ndërtojë nga mbrojtja, të ketë shumë posedim të topit dhe kjo përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin tim të lojës. Mezi pres të punoj me të dhe shpresoj se ai mund të më ndihmojë të bëj një tjetër hap në cilësi”, tha Foden.







