Çfarë rremuje te Borussia Dortmund. Tensionet e brendshme mes drejtorit teknik Sven Mislintat, ish kryeskaut i BVB-së, me pjesën tjetër të drejtuesve gjermanë, drejtorin menaxhues Lars Ricken dhe drejtorin Sebastian Kehl po krijojne tension në orët e fundit. Nga mosmarrëveshjet për përgjegjësitë që duhen plotësuar deri te gjykimet divergjente për transferime të caktuara.
Konflikte të brendshme në krye të klubit gjerman. Nga Waldemar Anton, Pascal Gross dhe Yan Couto, përmes Maximilian Beier, mbi të cilët BVB do të punojë me shpejtësi këtë javë. Por profili që mund te ishte një blerje e mundshme për Borussia Dortmundin tashmë është zhdukur: po flasim per Rayan Cherki.
Historia dhe prapaskena. Sipas informacioneve të mbledhura nga Sky Sports DE, ylli francez i Olympique Lyon, i lindur në vitin 2003, dëshironte të transferohej në Dortmund. Por zërat që dolën brenda klubit thonë se jo të gjithë drejtuesit kanë qenë plotësisht të bindur për lojtarin dhe madje ka pasur një diskutim mes Mislintat dhe trajnerit Nuri Sahin.
Aty marrëdhënia mes të dyve do të ishte përkeqësuar, pasi trajneri i ri dhe ish-mesfushori verdhezi nuk e vlerësuan aspak praninë e drejtorit teknik në një seancë stërvitore katër javë më parë.