Ibrahimovic: U ktheva te Milani si engjëll mbrojtës, por tani nuk jam dado i lojtarëve…

7 Gusht 2024
8:49
Alfred Lleshi
back button

Intervistë e gjatë e Zlatan Ibrahimovic për “New York Times”. Suedezi, krahu i djathtë i Cardinale, foli për rolin e tij te Milani dhe ambiciet e klubit kuqezi: “Unë kam fjalën në shumë gjëra, duhet të sjell rezultate dhe të rris vlerën e klubit, duke ruajtur gjithmonë ambicien për të fituar. Nuk jam si dado për askënd, gjithsesi. Lojtarët janë të rritur dhe duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, edhe kur nuk jam unë aty”.

A do të doje të bëheshe trajner një ditë?
Jo. A shihni thinja në flokët e mi? Le të flasim pas një jave si trajner. Jeta e një trajneri zgjat deri në 12 orë në ditë. Nuk ke absolutisht kohë të lirë. Roli im është të lidh gjithçka; të jem lider nga lart dhe të sigurohem që struktura dhe organizimi të funksionojnë për t’i mbajtur të gjithë në këmbë.

E kaluara jote në SHBA…
Unë u transferova në Los Anxhelos për të parë nëse isha ende gjallë. Në fakt isha dhe kjo u bë një problem. Më duhej të kthehesha atje ku i përkisja. Kur u ktheva te Milani ishte më shumë ‘të jepja’ sesa ‘të merrja’. Doja t’i hapja rrugën një brezi të ri, unë isha shembulli. Te Milani ka presione, kërkesa, detyrime. Duhet të marrësh përgjegjësi, të bëhesh burrë, sepse një lojtar nuk llogaritet vetëm për atë që bën në fushë, por edhe personin që është jashtë saj. Unë isha një lloj engjëlli mbrojtës i Milanit herën e dytë aty, gjeta shumë dashuri.

Çfarë ju mësove atyre të rinjve?
Nuk kisha nevojë të shënoja një gol më shumë apo një më pak, nuk do ta kishte ndryshuar karrierën time. Ishte më shumë për përgatitjen e së ardhmes, sepse besoja se ky brez i ri kishte nevojë për një lider për ta ndjekur. Duhet të keni shembuj për t’u ndjekur, sidomos kur luani në klube të mëdha. Doja t’ju tregojë rrugën që ata nuk e kishin ndjekur kurrë, Ligën e Kampionëve, edhe pse unë nuk e kam fituar kurrë këtë kompeticion.

Djali juaj, Maximilian, është sulmues i ‘Milan Futuro’…
Nuk është e lehtë për të, sepse babai i tij është ai që është. Kësisoji, ai mban një mbiemër të rëndë. Kudo që të shkojë, gjithmonë do të krahasohet. Sidoqoftë, te Milani nuk e shoh atë të ndryshëm nga të tjerët. Nuk e gjykoj. Ai duhet të mësojë, të punojë dhe të fitojë gjithçka vetë.

Si u bëtë lider?
Te Juventusi kisha Fabio Capello. Ai më shkatërroi, por në të njëjtën kohë më ndërtoi. Si? Lehtë fare, duke më thënë: Sot je m*t, nesër je më i miri. Ndodhi kështu: kur mendoja se isha më i miri, ai më shkatërronte, më bënte të hutohesha dhe mendoja: Dreq, a jam vërtet më i miri apo jam një m*t? Kur isha poshtë, ai më mbështeti fort.

A funksionoi?
U bëra më i miri. Pra, funksionoi. Më bëri të trullosur…, sikur nuk kisha ekuilibër. Ama, më bënte gjithmonë të jepja 200 për qind, më dha formë. Duhet edhe një identitet, një kulturë dhe një traditë e klubit. Një klub fitues krijon lojtarin fitues, kjo është kultura.

Çfarë shkoi keq me jut e Manchester United?
Ju jeni thjesht një numër, kjo është ajo që kam menduar. Unë dua të bëj historinë time, ky është mentaliteti im. Nuk më interesonte ajo që kishte ndodhur më parë, me gjithë respektin e duhur. Patjetër që kishte presion, sepse të gjithë donin të jetonin deri në atë që ishin mësuar, por nuk më interesonte të dëgjoja mendimet se 35 vjeç zbarkova në Angli. Njerëzit thoshin se isha shumë i vjetër, se duhej të tërhiqesha, bla, bla, bla. Kjo më bëri të këputem, doja t’iu vërtetoja se e kishin gabim.

Marrëdhënia me Mourinhon…
Jose ishte një makineri. Ai nxjerr më të mirën nga secili futbollist. Është një person manipulues, di të hyjë në kokën tënde. Ai di si të trajtojë, pavarësisht nivelit tënd. Më kujtoi Capello-n, një version më modern: disiplinë, intensitet. Ai nuk ishte i butë, por kjo është ajo që më pëlqen, më kujtonte origjinën time.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit