Ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka refuzuar ofertën e fundit të klubit për të nënshkruar një kontratë të re. Lajmin e ka raportuar sot e përditshmja britanike “Daily Mirror”.
21-vjeçari ka qenë në bisedime për një marrëveshje të re me klubin e Bundesligës, me kontratën e tij aktuale që skadon në verën e vitit 2026. Musiala thuhet se kërkon 300 mijë euro në javë.
Ky refuzim ka bërë që Manchester City do të jetë në krye të listës për të nënshkruar me lojtarin e kombëtares gjermane. Te Bayern janë gati ta shesin për të mos rrezikuar që ai të largohet me koston zero.