Onana flet si lider i United: Pritjet e mia nuk kanë vlerë nëse nuk fitojmë dot ndeshjet

22 Shtator 2024
16:33
Telesport
back button

Manchester United barazoi pa gola ndaj Crystal Palace, rezultat që konfirmon se loja e “djajve të kuq” është me hope. Vetëm një pikë dhe mesi i renditjes për skuadrën e Erik ten Hag, që i falet pritjeve të portierit Andre Onana, vendndimtar në disa raste në këtë ndeshje.

Fakti që nuk pësuam gol nuk është aq i rëndësishëm si detaj sepse nuk fituam. Ne jemi një klub kaq i madh, dhe kur shkojmë të luajmë dikur mendoj se kemi gjithnjë Ambicje për të fituar. Këtë herë nuk ia dolëm dot mbanë, por jam i lumtur për punën dhe sakrificën e shokëve të mi”, tha Onana.

Mendoj se ne ishim më të mirë se Palace. Patëm shumë raste, por për fat të keq nuk shënuam. Është e vështirë të kthehemi me një pikë kur e merituam të fitonim.Erdhëm këtu me mentalitetin për të fituar, ndaj jemi të zhgënjyer”, tha më tej portieri i Manchester United, protagonist në fushë.

Në futboll, ndonjëherë nuk mund të kontrollosh gjithçka. Ne goditëm dy herë traversën dhe shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të shënojmë. Ne kishim një ndeshje të rëndësishme për të fituar. Tani na duhet të fitojmë sfidën tjetër, të jemi sërish dominues dhe rastet që krijojmë t’i përfundojmë me gol”, tha Onana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit