Liverpool-i fluturon me Salah, “Të Kuqtë” mundin Wolves dhe parakalojnë City-n (Video)

28 Shtator 2024
20:40
Denis Hakanaj
back button

Liverpool nuk ka gabuar.

Skuadra e Arne Slot ka përfituar nga barazimi i Manchester City-t kundër Newcastle dhe ka marrë kreun e renditjes së Premier League, pasi ka mundur 2-1 në transfertë Wolves.

Ndeshja e luajtur në Molineux Stadium është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë. Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh me një gol me kokë të Konate.

WOLVES-LIVERPOOL – GOLAT – VIDEO

Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 56-të, vendasit kanë barazuar me Ait-Nouri, që ka përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes mike.

Episodi që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 61-të, kur Salah ka transformuar në gol një penallti të fituar nga Jota.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit