“Është bukur të jesh në krye, por të shohim se ku do të jemi pas 19 ndeshjesh dhe jo tani”

30 Shtator 2024
12:03
Telesport
back button

Liverpool është në krye të renditjes në Premier League pas gjashtë javëve të para, një rezultat që trajneri Arne Slot nuk e priste. Skuadra e tij ka bërë paraqitje të mira, duke lënë pas Manchester City e Arsenal.

Gjithsesi, trajneri holandez nuk kalon në eufori. “Është mirë të jesh në majë. Të gjitha duan të jenë aty, në krye të renditjes, por kjo nuk më tregon shumë për momentin”, u shpreh slot, që përgatitet për sfidën e Champions League.

Nëse shikoni Wolves, me të cilët luajtëm ndeshjen e fundit, ata janë poshtë në tabelë, por ata luajtën shumë më mirë se kaq.  Do të doja të isha në krye të renditjes edhe pas 19 javësh kampionat, jo sot”, u shpreh Slot.

Skuadra e “reds” përgatitet për ndeshjen e radhës në Champions ndaj Bologna. “Është një moment i mirë dhe shpresoj që kampionati të na frymëzojë për të bërë mirë edhe në Europë”, u shpreh trajneri Arne Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit