Portieri brazilian i Liverpool, Alisson Becker, ka pësuar një dëmtim të kofshës dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Mediat britanike konfirmojnë se lojtari do të rikthehet në fushë në fund të nëntorit, pas pushimit të radhës për ndeshjet e ekipeve kombëtare.
Kjo do të thotë se Liverpool do të jetë pa portierin numër 1 për 40 ditë, një mungesë e madhe për trajnerin Arne Slot. Alisson pritet të mungojë në ndeshjet kundër Chelsea, Arsenal, Brighton dhe Aston Villa në Premier League, si dhe në dy ndeshje të Champions League kundër RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.
Pra, shumë ndeshje dhe skuadra nuk ka mundësi të gjejë një zëvendësues. Alisson u zëvendësua në pjesën e dytë të fitores 1-0 të Liverpool ndaj Crystal Palace të shtunën. Vendin e tij e zuri 23-vjeçari Vítezslav Jaros, që bëri debutimin e tij në Premier League, duke mbajtur portën e paprekur.
Liverpool ka patur probleme edhe me portierin tjetër Caoimhin Kelleher, që këtë sezon ka luajtur vetëm në Carabao Cup. Ai ishte i padisponueshëm në ndeshjen e fundit, por është grumbulluar me kombëtaren dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Arne Slot.