Chelsea skuadra më e padisiplinuar në Premier, “blutë” me dy mungesa të rëndësishme ndaj Liverpool

11 Tetor 2024
13:41
Telesport
back button

Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare Premier League do të rikthehet me një super-ndeshje, atë mes Liverpool dhe Chelsea. Një sfidë që do të përballë dy nga skuadrat më të mira këtë sezon.

Gjithsesi, për Chelsea do të jetë disi më e vështirë, jo vetëm se luajnë jashtë fushe por edhe për faktin se do të zbresin në fushë pa mbrojtësit Marc Cucurella dhe Wesley Fofana. Të dy futbollistët janë pezulluar për shkak kartonash.

Dyshja mbrojtëse e Chelsea mori kartonin e pestë të verdhë të sezonit në ndeshjen kundër Nottingham Forest, gjë që u jep atyre një pezullim automatik me një ndeshje. Një goditje e rëndë për trajnerin Enzo Maresca, që i duhet të ridizenjojë skemën për sfidën ndaj “reds”.

Chelsea ka marrë 27 kartonë të verdhë këtë sezon, më shumë se çdo ekip tjetër i Premier League. I pyetur për këtë të dhënë negative të ekipit londinez, portieri i Chelsea, Robert Sanchez tha: “Disa lojtarë do të humbasin ndeshje për shkak të kartonëve, por kemi shumë lojtarë që mund të ndihmojnë. Rëndësi ka fitorja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit