Verstappen del hapur: S’ka më vend për gabime, tani rëndësi kanë pikët dhe titulli kampion

24 Tetor 2024
11:23
Telesport
back button

Max Verstappen u bënë saktësisht 4 muaj që nuk fiton një garë në Formula 1 dhe i vetmi gëzim ka qenë triumfi në garën sprint fundjavën e kaluar në Austin. Një fundjavë që piloti holandez i Red Bull e konsideron pozitive, duke qenë se fitoi 4 pikë në renditje ndaj Lando Norris.

Për tri herë kampionin e botës është e rëndësishme, madje jetike që ai të vazhdojë të grumbullojë sa më shumë pikë në 5 garat e mbetura. Kjo do t’i jepte mundësi të shpallej kampion bote për të katërtën herë. Aktualisht ai ka 57 pikë avantazh ndaj Norris, ndërkohë që afrohet edhe Leclerc, i treti.

Gara e radhës është në Meksikë, një pistë gjithmonë e shkëlqyer dhe, natyrisht, është shtëpia e Perez. Pista është në një lartësi aq të madhe sa duhet të përshtatesh pak më shumë, por historikisht ne kemi dalë gjithmonë mirë këtu dhe mua më ka pëlqyer gjithmonë pilotimi në këtë pistë”, ka komentuar holandezi.

Në Austin ne bëmë disa hapa të mirë përpara dhe pamë disa përmirësime premtuese me makinën, por ato nuk ishin të mjaftueshme për garën. Ekipi po punon shumë për të zgjidhur këto çështje, por në fund ishte një hap në drejtimin e duhur dhe fitimi i garës sprint ishte një nxitje për ekipin”, tha Verstappen.

Në fund, piloti holandez i Red Bull Racing shtoi: “Tani jemi në pjesën më vendimtare të sezonit, ku nuk lejohen më gabime, penalitete. Ne duam titullin kampion, ndaj duhet të përqendrohemi tek ky objektiv. E rëndësishme të ruajmë epërsinë dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë për kampionatin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit