“Ky model s’funksionon më”, alarmi nga Franca: Kanë humbur 250 milionë euro

23 Nëntor 2024
14:03
Telesport
back button

Futbolli modern dominohet nga çështje financiare. Shëndeti financiar, në fakt, ështën thelbësor për të arritur objektivat në fushën e lojës.

Megjithatë kur nuk është vetëm një skuadër e vetme ë krizë, por e gjithë lëvizje, gjërat përkeqësohen. Dhe duket se është pikërisht kjo që po ndodh në Francë.

Jean-Paul Mickeler, përgjegjësi për Drejtimin kombëtar dhe menaxhimin (DNCG) ka qenë i qartë në lidhje me situatën e futbollit francez:

“Modeli ekonomik, ashtu siç ekzistonte, ka vdekur”, ka thënë në një intervistë.

Kostoja e rrogave në Francë mund të prekë edhe 67% të të ardhurave të një klubi kundër 53% të pjesës së tjetër të Europës.

Sipas tij, objektivi kryesor i klubeve duhet të jetë shkurtimi i kostove të rrogave sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur pasoja më të rënda.

Domethënë, rasti i Lyon-it ka vënë në alarm të gjithë dhe tani askush nuk do që të jetë në një situatë të ngjashme.

Vetëm në sezonin e kaluar, klubet profesioniste kanë hummbur deri në 250 milionë euro. Fjalët e Mickeler për L’Equipe duhet të alarmojnë të gjithë ata që e duan futbollin, dhe jo vetëm në Francë.

Duhet bërë diçka për të ndryshuar sistemin, përndryshe do të jetë e pamundur të kthehemi mbrapa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit