Njëzet vite suksese, trofe por dhe fitime të mira financiare. Pas më shumë se dy dekadash, Rafael Nadal i dha fund karrierës së tij profesionale, duke i dhënë lamtumirën botës së tenisit një muaj më parë në Kupën Davis me kombëtaren e Spanjës.
37-vjeçari nga Manacor ka varur raketën e tij në gozhdë pas një karriere të zbukuruar me 92 tituj ATP, duke përfshirë 22 Slam. Kjo e ka bërë atë një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohëravë, jo vetëm në tenis.
Gjithashtu, shuma totale e të ardhurave të fituara në karrierën e Rafael Nadal të jetë e madhe. Kjo shumë është përafërsisht 135 milionë dollarë. Një e ardhur kjo që është më e madhe se ajo e Roger Federer, që ka arkëtuar rreth 130 milionë dollarë në karrierën e tij.
Në rast se do të shtohen edhe të ardhurat nga sponsorizimet, reklamat dhe investimet, mendohet se Rafael Nadal ka kaluar shifrën e 500 milionë dollarë arkëtime. Ai ka hapur edhe një akademi tenisi në Majorka.
Gjithsesi, në krye të listës së tenistëve me më shumë të ardhura është Novak Djokovic, që luan ende. Ai ka fituar deri më tani mbi 185 milionë dollarë.