Seergio Ramos “zbarkon” në Amerikën Latine, klubi i njohur argjentinas i bën ofertë lojtarit

12 Dhjetor 2024
10:50
Telesport
back button

Sergio Ramos është ende në kërkim të një skuadre pas eksperiencës së tij te Sevilla sezonin e kaluar. Aventura e radhës për mbrojtësin 38-vjeçar mund të jetë në Amerikën Latine.

Sipas asaj që raportohet nga “Tyc Sport”, mbrojtësi spanjoll mund të luajë me ekipin e njohur të Boca Juniors. Klubi nga Buenos Aires tashmë ka bërë një ofertë për lojtarin.

Ramos ende nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon dhe thashethemet për të ardhmen e tij kanë qenë të shpeshta. Nga një rikthim te Real Madrid e deri në një transferim në Amerikë (MLS).

Por duket se aventura amerikano-latine e tërheq më shumë mbrojtësin veteran, që ka fituar gjithçka në karrierën e tij. Duket se Boca Juniors do ta kënaqë edhe financiarisht Ramos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit