Ndryshon sërish pankina e Sporting Club Lisbona. Klubi ka vendosur t’i thotë lamtumirë Joao Pereira-s, i cili mori vendin e Ruben Amorin, i cili u transferua te Manchester United në kulmin e sezonit. Bardhejeshilet ia besojnë stolin Rui Borges-it, një trajner qe pak ditë më parë u përball me Fiorentina-n në Conference League në pankinën e Vitoria Guimaraes.
Pasi kaloi karrierën e tij si lojtar në ligat e vogla portugeze, më 27 qershor 2017, në përfundim të aktivitetit të tij garues, ai u bë trajner i Mirandela, skuadra e qytetit të tij.Më 5 shkurt 2019 ai mori drejtimin e Académico de Viseu; më 12 korrik 2020 ai u bë trajner i Académica, i cili u largua më 22 shtator 2021 për të nënshkruar me Nacional.
Më 18 maj 2022 ai u largua nga bardhezinjte dhe dhjetë ditë më vonë iu bashkua Vilafranquense si trajner. Më 10 shkurt 2023 ai u largua nga klubi për shkak të disa mosmarrëveshjeve dhe në të njëjtën ditë ai nënshkroi me Mafra.
Më 4 korrik në vijim ai bëhet trajner i Moreirense, me të cilin, pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, më 5 dhjetor ai rinovon deri në 2026. Pasi kishte arritur rekordin e pikëve me ekipin bardheblu, më 28 maj 2024 ai kaloi te Vitória Guimarães, me të cilin nënshkroi një kontratë dyvjeçare. Tani, stacioni i ri: Sporting!