Në takimin e tyre të radhës, Jurgen Klopp dhe Hans-Joachim Watzke do të flasin për gjithçka, me përjashtim të një teme të veçantë.
“Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë një mik i tij. Jurgen ka bërë shumë për Borussia Dortmund, dhe kjo duhet respektuar”, ka thënë drejtuesi i verdhezinjve në një intervistë të dhënë për Sport BILD.
“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është se nuk mund të flas më për të për Borussia Dortmund-in. Kjo nuk do të ndodhë më”.
Në fakt, Klopp, i cili ka drejtuar klubin gjerman nga 2008 në 2015, duke e udhëhequr drejt dy titujve në Gjermani, do të nisë më 1 janar punën e tij të re si “Head of Global Soccer” i Red Bull.
Kanë qenë të kota tentativat e gazetarëve për të shtyrë Watzke që të kthejë Klopp në stolin e Borussia Dortmund.
Megjithatë, një prapaskenë është zbuluar. Një tentativë për të kthyer Klopp në Dortmund është bërë deri në momentin e fundit:
“Jurgen e di mirë se te Borussia Dortmund mund ta kishte zgjedhur rolin e tij në mënyrë të lirë. Por besoj se në këtë moment nuk donte të drejtonte vetëm një skuadër në mënyrë ekskluzive”, ka theksuar Watzke.
“Është një gjë plotësisht ndryshe nëse merresh me një projekt në të cilin duhet të mbikëqyrësh pesë ose gjashtë klube. Red Bull? Ka një fuqi financiare shumë të madhe dhe një strukturë shumë ndryshe.
“Ne kemi gjëra të tjera për të ofruar. Megjithatë, është e drejtë që të duash të provosh një gjë ndryshe, një histori më globale”.







