Borussia synon talentin 21-vjeçar të Chelsea, londinezët kërkojnë 20 milionë euro

14 Janar 2025
10:30
Telesport
back button

Skuadra e Borussia Dortmund dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Chelsea, Renato Veiga. Edhe pse nuk ka asnjë marrëveshje konkrete lojtari është shprehur i gatshëm të lëvizë.

Lajmin e konfirmoi “Sky News”, që shton se klubet janë duke punuar për të gjetur një marrëveshje.  Veiga, 21 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2031 me Chelsea. Për ta lënë të lirë, londinezët kërkojnë rreth 20 milionë euro.

Borussia Dortmund po përpiqet të gjejë një marrëveshje me Chelsea për një huazim me një opsion për të blerë lojtarin portugez. Ndërsa “blutë” duan që ai të largohet me një transferim të përhershëm gjatë merkatos së janarit.

Veiga iu bashkua Chelsea verën e kaluar nga Basel, por ka luajtur vetëm një herë si titullar në Premier Leagu. Borussia mendon se lojtari mund të shpërthej në Gjermani, ndaj synon ta sjellë duke i dhënë më shumë hapësira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit