Kvara e nis me asist, por PSG s’fiton: “Ja çfarë na mungoi”

26 Janar 2025
11:38
Telesport
back button

Khvicha Kvaratskhelia bëri debutimin e tij me Paris Saint-Germain kundër Reims të shtunën mbrëma.

Talenti gjeorgjian, i ardhur në këtë merkato të janarit nga Napoli, tregoi menjëherë cilësinë e tij duke dhënë një asist vendimtar, por që nuk mjaftoi për t’i siguruar parisienëve fitoren: ndeshja përfundoi në barazim.

Pas ndeshjes, Kvaratskhelia analizoi paraqitjen e tij të parë zyrtare me klubin francez, duke shprehur keqardhjen për mungesën e qëndrueshmërisë së skuadrës para portës.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Reims është një ekip i mirë, por mendoj se mund të kishim fituar sepse krijuam disa raste. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, rezultatet e mira do të vijnë.

“Nëse do të kishim qenë më cinikë në disa situata, mund të kishim shënuar më shumë dhe të merrnim fitoren”, tha ai, siç raportohet nga Foot Mercato.

Një mesazh i qartë nga Kvaratskhelia, i cili tashmë po shikon përpara: “Ne duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e ardhshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit