Dortmund ende pa trajner, por bën gati goditjen bujshme në merkato

26 Janar 2025
19:45
Telesport
back button

Edhe pse është ende në kërkim të një trajneri të ri dhe aktualisht po drejtohet nga trajneri i U-19, Borussia Dortmund po planifikon të bëjë një goditje të bujshme ditët e fundit të merkatos.

Bëhet fjalë për Kevin Schade, 23 vjeç, i cili ka treguar aftësi të mëdha në Premier League me fanellën e Brentford-it. Stili i tij i lojës ka tërhequr vëmendjen e Borussia Dortmund, e cila sheh tek ai një mundësi të madhe për të forcuar vijën e tyre sulmuese.

23-vjeçari plotëson kriteret që klubi verdhezi kërkon: shpejtësinë, aftësitë organizuese dhe shkathtësinë në sulm. Dortmund ofron 35 milionë euro për talentin gjerman, për të cilin Brentford shpenzoi 25 milionë euro të Freiburg, por klubi verdhezi synon ta rikthejë në Bundesligë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit