Maresca sheh anën pozitive pas eliminimit nga Kupa: Të fokusohemi te kampionati dhe Europa

10 Shkurt 2025
9:27
Telesport
back button

Shumë skuadra “big” të Premier League janë eliminuar shpejt nga turneu i FA Cup e mes tyre edhe Chelsea. Skuadra e trajnerit Enzo Maresca u mund 2-1 nga Brighton në raundin e katërt, duke i thënë shumë shpejt lamtumirë këtij turneu.

Ndeshja u ndikua nga disa momente të dyshimta, që vendosën edhe rezultatin. Ne u përpoqëm të vinim këtu dhe të bënim lojën tone, të fitonim. Patëm disa raste, por nuk ia dolëm dot mbanë”, tha Maresca.

Ai sheh anën pozitive të eliminimit: “Tani mund të fokusohemi në Premier League dhe Conference League. Ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë ndeshje, por, në të njëjtën kohë, duhet të marrësh pasojat e rezultatit“.

Chelsea do të synojë një hakmarrje ndaj brighton në ndeshjen e radhës, duke qenë se do të luajnë sërish në kampionat. “Nuk mendoj kështu. U eliminuam nga Kupa, ndërsa tani është kampionati. Janë ndeshje të ndryshme”, tha Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit